Skip to content

Grida Duma për Erjon Vishkullin: Do të operohet nesër

Protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre ditëve më parë, Erjon Vishkulli, do të operohet nesër në Itali.

Këtë e zbuloi Grida Duma në emisionin “Topin e kam unë” teksa po diskutonte me të rinjtë për protestat e dhunshme që është përfshirë Tirana prej disa ditësh.

Lexo gjithashtu:  Nga sot nis Vjeshta e “ZEZË” për këto shenja! Zonja Meri: Do përballeni me realitetin që s’mund ta shmangin më

Grida u shpreh se operacioni do të bëhet në orën 8.30 në spitalin ku është operuar dhe Papa Leone, në spitalin Gemelli në Romë.

Lexo gjithashtu:  Policia kërkon të marrë në pyetje kompozitorin Hila, nuk e gjejnë në banesë

Ndërkohë me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka reaguar para operacionit.

“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa me duar bënte shqiponjën dykrenare.

Lexo gjithashtu:  “Mos prano vetëm ato që do të dëgjosh”, Erion Braçe e ka me Edi Ramën: I jep mesazhin e “koduar” që befason të gjithë
Published inLAJMI