Skip to content

Dalin pamjet mes Gys Agasit dhe bukuroshes të njohur të showbizit? Ajo reagon me urgjencë dhe trondit

Hatixhe Brika, e njohur në rrjetet sociale si Hati, ka reaguar sërish pas materialeve që po shpërndahen në rrjet dhe që pretendohet se e lidhin atë me Ergys Agasin.

Këtë herë në qendër të reagimit të saj është një fotografi që po qarkullon online. Hati mohon kategorikisht autenticitetin e saj dhe pretendon se imazhi është krijuar me Inteligjencë Artificiale, duke përdorur një fotografi ekzistuese të marrë nga profili i saj.

Lexo gjithashtu:  Revolta studentore/ Eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE të dënojë dhunën

“Sa të trashë mund të jeni për të mos e kuptuar AI”, shkruan ajo, teksa ka publikuar edhe fotografinë origjinale që, sipas saj, është përdorur për krijimin e imazhit të manipuluar.

Lexo gjithashtu:  Reagon Ambasada Britanike mesazhi per studentet

Hati pretendon gjithashtu se kjo histori nuk është e re për të. Sipas saj, materialet i ka denoncuar në Polici që në muajin prill të këtij viti dhe fotografitë janë verifikuar si të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale.

Influencerja ka folur edhe për videon që pretendohet se e shfaq atë. Ajo kundërshton identifikimin, duke argumentuar se në material nuk duket fytyra e vajzës dhe, për rrjedhojë, sipas saj nuk ekziston provë që personi në pamje është ajo.

Lexo gjithashtu:  E bujshme! SPAK kërkon 10 vite burg për Leonard Dukën

Në një tjetër Story, Hati ka publikuar edhe mesazhin e një ndjekësi, i cili mbështet versionin e saj dhe pretendon se fotografia është e krijuar me AI.

Published inLAJMI