Skip to content

SHBA drejt Hënës, Trump shpall misionin e ri: “Do të forcojmë dominimin tonë në garën globale për hapësirën!”

Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një hap historik në eksplorimin hapësinor, misioni Artemis, i cili synon të rikthejë astronautët në Hënë për herë të parë që prej vitit 1972. Ky projekt nuk shihet vetëm si një arritje shkencore, por edhe si një instrument strategjik në politikën e brendshme dhe atë ndërkombëtare.

Lexo gjithashtu:  Moti per diten e neserme

Administrata e presidentit Donald Trump e ka vendosur misionin në qendër të vizionit “Amerika e Para”, duke e konsideruar si një mundësi për të forcuar rolin e SHBA-së në garën globale për hapësirën. Urdhri ekzekutiv i nënshkruar në fund të vitit parashikon rikthimin e astronautëve amerikanë në Hënë deri në vitin 2028 dhe ngritjen e një baze të përhershme deri në vitin 2030. Objektivi afatgjatë është që ky hap të shërbejë si trampolinë për misione drejt Marsit.

Lexo gjithashtu:  Shkoi me Ronaldon per nje nate dhe e filmoi gjate s***, modeles i ndodh e mira qe nuk e priste kurre (VIDEO)

Administratori i NASA-s, Jared Isaacman, ka theksuar se misioni nuk ka vetëm vlerë simbolike, por synon vendosjen e një pranie të qëndrueshme në Hënë. Ai ka paralajmëruar për konkurrencën e fortë me Kinën në fushën hapësinore, duke nënvizuar se SHBA nuk mund ta “humbasë” më këtë garë.

Lexo gjithashtu:  Vazhdojnë përplasjet mes Selinës dhe Rogertit
Published inNews