Skip to content

“Kur jetoja me familjen Hila”

Këngëtarja Vesa Smolica ka reaguar pas situatës së krijuar nga publikimi dhe shpërndarja në rrjet e videove private të lidhura me kompozitorin Adrian Hila.

Në reagimin e saj, Smolica ka zgjedhur të ndalet te bashkëshortja e kompozitorit, Klaudia Hila, duke treguar një histori personale që daton nga koha kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe.

Këngëtarja rrëfen se gjatë pjesëmarrjes në spektaklin “Këngët e Shekullit” kishte qëndruar për rreth katër muaj në shtëpinë e familjes Hila. Nga ajo periudhë, ajo thotë se ruan kujtime të mira për mënyrën se si Klaudia ishte kujdesur dhe e kishte mbështetur.

Lexo gjithashtu:  Edukatorja në kopshtin shtetëror keqtrajtoi fëmijën 4-vjeçar, e ëma e dhunon pas ngjarjes

“Prandaj sot, kur po shoh gjithë këtë që po ndodh, nuk mund të mos flas për gruan që unë kam njohur vetë. Klaudia, unë nuk i kam harruar të mirat që më ke bërë”, shkruan Smolica.

Lexo gjithashtu:  Policia e Shtetit përpiqet të frikësojë protestuesit dhe del me ”kërcënimin” e rradhës: Do hani 7 vjet burg

“Disa gjëra nuk harrohen”, shton ajo, duke e bërë të qartë se reagimi i saj lidhet me përvojën personale që ka pasur me Klaudian gjatë adoleshencës.

Në mesazhin e saj, Vesa ndalet edhe te vajzat e familjes, Meryl dhe Ketlin. Sipas këngëtares, ato nuk duhet të mbajnë mbi vete peshën e situatës dhe as të përballen me gjykime për veprimet e një personi tjetër.

Lexo gjithashtu:  ‘Rama arratiset në Vjenë, Shqipëria në kaos e flakë’,

Smolica e mbyll shkrimin me disa fjalë drejtuar personalisht Klaudias, duke i rikujtuar se mirësinë e treguar ndaj saj vite më parë nuk e ka harruar.

“Të kam njohur atëherë. Nuk të harroj sot”, përfundon Vesa Smolica.

Published inLAJMI