Skip to content

I fundit! Ngjarje e rëndë në Rinas

Një situatë e rrezikshme është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Rinasit, rreth 300 metra pranë mbikalimit, ku një person ka shkaktuar panik mes kalimtarëve.

Sipas informacionit të siguruar nga një dëshmitar, autori fillimisht ka përplasur katër automjete në zonë dhe më pas ka dalë nga mjeti duke kërcënuar dhe ndjekur qytetarët me një hanxhar në dorë.

Lexo gjithashtu:  Ekipi i Sylvinhos në “ankth” për Play Off, FIFA ka një lajm të keq për Shqipërinë

Në vendngjarje, në mënyrë të rastësishme, ndodheshin tre efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët dyshohet se janë pjesë e strukturave speciale të Marinës.

Lexo gjithashtu:  Bëni kujdes/ Pas 24 oresh stuhi shiu dhe dëborë, të rrezikuara këto qytete

Ata kanë reaguar menjëherë, duke ndërhyrë për neutralizimin e personit, i kanë marrë armën e ftohtë dhe i kanë vendosur prangat, duke e mbajtur nën kontroll deri në mbërritjen e Policisë së Shtetit.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende ne nje zone ne Tirane

Më pas, shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve, është shmangur një ngjarje më e rëndë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar nga incidenti.

Published inNews