Skip to content

Ka idhull Ramën, por këshilltari socialist habit me deklaratën për protestuesit: Nuk u del…

Këshilltari i PS-së në Njësinë Administrative nr. 4 në Tiranë, Gjergji Ogreni, ka komentuar protestat kombëtare që po zhvillohen prej 49 ditësh në vend.

Sipas Ogrenit, i cili më herët ka deklaruar se idhulli i tij është kryeministri Edi Rama, protestuesit nuk kanë arsye të dalin në protestë.

I ftuar në Report TV, këshilltari socialist tha se shumë prej protestuesve ankohen se nuk u mjafton paga, por, sipas tij, kjo vjen si pasojë e menaxhimit të dobët të të ardhurave dhe nuk është përgjegjësi e qeverisë.

Lexo gjithashtu:  E pabèsueshmè, per hère te páre Sáli Bèrîsha shtrîn dòren per ndîhmè nga tre pèrsònazhèt qe dèri djè i… A èshte ky fùndi i Rámes

Po ashtu, ai u shpreh se një sërë problematikash, duke nisur nga infrastruktura rrugore, janë zgjidhur në Tiranë.

Gjergji Ogreni: Ne jemi në terren, duke parë, duke dëgjuar dhe duke mbledhur të dhëna. Ka pasur disa probleme të caktuara me rrugët, por ato janë zgjidhur, të paktën në disa zona të Tiranës.

Lexo gjithashtu:  Virus i frikshem që përhapet në ujë, vjen paralajmerimi i forte para sezonit turistik! Kujdes nga sytë se…

Po për çfarë kanë dalë? Për të kërkuar dorëheqje? Ka një sërë problematikash që vijnë nga terreni, sepse ne vijmë nga terreni. Ai që ka dalë në protestë, ka dalë për arsye të ndryshme.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Edi Rama bën reagimin urgjent për Zvërnecin! Do iu jap lajmin e jashtëzakonshëm për Shqipërinë, ja pse policia po…

Dikush thotë: ‘Nuk më del rroga’. Këtë nuk mund ta zgjidh unë. Nëse nuk i del rroga, do të thotë që e keqmenaxhon atë që ka. Të flasim për realitetin: paga bruto është dyfishuar. Ka qenë 415 mijë lekë, ndërsa tani është 900 e ca.

Published inNews