Skip to content

Ikën një tjetër drejtor i rëndësishëm, ja kush e zëvendëson – FOTO

TIRANË — Një tjetër ndryshim i papritur ka ndodhur në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri. Pas largimit të drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, tani ka ardhur dorëheqja e drejtorit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), Florenc Spaho.

Lexo gjithashtu:  Vritet turisti ne Berat, autori dhe gruaja e viktimes trondisin policine me...
Florenc SpahO

Spaho ka mbajtur këtë detyrë për vetëm tre muaj dhe ende nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të dorëheqjes së tij. Kjo lëvizje vjen menjëherë pas emërimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala.

Lexo gjithashtu:  Brenda benzit në Rinas që u bë “shoshë” nga pl*mbat, Gilmando Dani me kokën e gj*kosur, shoferi ende në jetë (video)

Sipas raportimeve mediatike, pasardhësja e Spahos pritet të jetë Anxhela Paparizo. Nëse ky emërim konfirmohet, do të shënojë drejtorin e tretë të QSUT-së në vetëm pesë muaj, një situatë e paprecedentë për spitalin më të madh në vend. Spaho mori postin pas largimit të Donjeta Bali, e cila qëndroi në detyrë për vetëm dy muaj.

Lexo gjithashtu:  E bujshme! SHBA zgjedh pasuesin e Altin Dumanit në krye të SPAK
Anxhela Paparizo
Published inNews 2