Skip to content

Ilir Kulla: Edi Rama më i rrzikuar se kurrë në 14 vite pushtet

Analisti Ilir Kulla ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ndodhet në momentin më kritik të pushtetit të tij përgjatë 14 viteve të fundit. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në News24, Kulla e krahasoi situatën aktuale politike me një lojë shahu ku drejtuesi i qeverisë ndodhet i izoluar.

Sipas Kullës, pas rënies së figurave kyçe politike që e rrethonin, “mbreti” ka mbetur i vetëm në tabelë dhe nuk mund të parashikojë goditjen e radhës. Ai nërvijoi se ndryshe nga më parë, kur Rama dinte të mbante një pjesë të aktorëve pas vetes, sot ai ka arritur të bashkojë të gjithë kundërshtarët në një front të përbashkët.

Lexo gjithashtu:  Tr*nditet QEVERIA/ Dosja e bujshme nga Italia: Pas Artan Gaçit, “peshq” të tjerë të mëdhenj pritet të bien në rrjetën e SPAK

Dorëheqjet në administratë dhe e ardhmja e PS-së

Duke komentuar kërkesën e fundit të kryeministrit për dorëheqjen e drejtuesve të institucioneve shtetërore, analisti e vlerësoi lëvizjen por theksoi se ajo është e vonuar dhe duhet të shkojë më tej për të pastruar administratën nga zyrtarët e mbetur prej vitesh në detyrë.

Lexo gjithashtu:  Lajm i dhimbshëm! Ndahet nga jeta ish deputeti i madh shqiptar! Politika në ZI

Sa i përket të ardhmes së Partisë Socialiste, Kulla parashikoi përplasje të ashpra brenda lidershipit në rast të një largimi të mundshëm të kryeministrit. Sipas tij, figura e Ramës është i vetmi faktor që mban të bashkuar strukturat e mazhorancës, në mungesë të një ideologjie të mirëfilltë të përbashkët.

Lexo gjithashtu:  Çfarë ndodhi? Zhduket nga radarët avioni
Published inLAJMI