Skip to content

Ishin duke pastruar veturën në oborr, detaje nga tragjedia ku nderruan jete babe e bir

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te dielen qe shkoi në fshat<span style=”font-size: 1em;”>in Maznik të Deçanit, ku dy persona kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e goditjes nga energjia elektrike.</span>

Lexo gjithashtu:  "Ndjek ende ish-in”, Bruno Shemsho nxjerr ne shesh prapaskenat e Brikenës në BBV

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas Rugovës, dyshohet se derisa tashmë të ndjerit ishin duke pastruar veturën në oborrin e tyre, kanë rënë në kontakt me rrymën.

Lexo gjithashtu:  Çfarë ndodhi jashtë kamerave para shpalljes së fituesit?

Pas dërgimit në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, nga ekipi mjekësor të dielën në mbrëmje, është konstatuar vdekja e dy viktimave.

“Fillimisht janë dërguar në QKMF-në e Deçanit, e më pas në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe është konstatuar vdekja e tyre”, bëri të ditur Rugova.

Lexo gjithashtu:  Personi qe ka rene ne hetimet e SPAK!

Viktimat janë Xhemaj l dhe Hasan Mustafaj, babë e bir. /Insajderi.org/

Published inNews