Skip to content

Ishte shpallur i zhdukur! Gjendet i mbytur në liqen 23-vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar shqiptar nga Saraqina e Tetovës është gjetur i vdekur në Austri, pasi ishte raportuar i zhdukur që nga e hëna.

Trupi i tij u gjet në liqenin Faker, ndërsa autoritetet austriake po hetojnë rastin. Për shkak të rrethanave të paqarta të vdekjes, është urdhëruar autopsi.

Lexo gjithashtu:  SPAK nuk ndalet! Deklarata e fortë: Tani është radha e ...

Sipas mediave austriake, një operacion kërkimi në shkallë të gjerë u krye në liqen të enjten në mbrëmje, duke përfshirë shërbime të shumta emergjente.

Lexo gjithashtu:  Sali Berisha merr 'goditjen' e forte! Ish-aleati tallet me Kreun e PD, deklarata nam

Alarmi u dha rreth orës 6 pasdite pasi sende që i përkisnin një personi të zhdukur u gjetën në bregun e liqenit. Zhytësit e gjetën 23-vjeçarin e zhdukur në fund të liqenit pas një kërkimi prej rreth 40 minutash.

Lexo gjithashtu:  E pabesueshme në PS, burri i ministres së Ramës i bëhet krah Spiropalit: Bravo, qëndrim dinjitoz…!

I ndjeri ishte një 23-vjeçar nga fshati Saraqine pranë Tetovës, jetonte në Faak am See dhe drejtonte një kafene atje. Ai u pa për herë të fundit në Drobollach në orën 17:00 të hënën.

Published inNews