Skip to content

E rëndë, humb jetën 6-vjeçarja shqiptare në Itali

Pas një beteje katërvjeçare për jetën, ka ndërruar jetë në moshën 6 vjeçe vogëlushja Belen Rreshka. Tragjedia që i mori jetën ndodhi më 10 shtator të vitit 2021 në Verdello, Bergamo të Italisë, kur Belen u përplas nga një makinë tip Fiat 500, drejtuar nga një grua.

Lexo gjithashtu:  Greqia ndalon përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ja kur hyn në fuqi vendimi

Aksidenti tragjik ndodhi para syve të nënës dhe vëllait të saj të porsalindur, ndërsa vajza e mitur u përplas me kokë në një shtyllë. Menjëherë pas goditjes, ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Papa Giovanni në Bergamo, ku iu nënshtrua dy operacioneve delikate. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj mbeti kritike dhe ajo nuk arriti të shërohej.

Lexo gjithashtu:  Nèse do gjeje gruan me njè mashkull sípër ne… çdo bèje?, Flor Bínaj jep pèrgjigjen që askush se príste

Vogëlushja ndërroi jetë më 7 shtator. Familja dha lajmin e hidhur përmes një nekrologjie prekëse, duke falënderuar të gjithë ata që u ndodhën pranë në këtë moment të vështirë. Ceremonia e varrimit do të mbahet të shtunën në mëngjes në varrezat e fshatit Arcene.

Lexo gjithashtu:  Lajmi i fundit, arrestohet ambasadori

Historia e trishtë e Belen ka prekur thellë opinionin publik, me qindra mesazhe ngushëllimi që i janë dërguar familjes nga të afërm, miq dhe qytetarë të ndryshëm.

Published inNews