Skip to content

Ja pse Rama nuk u thirr në OKB, DASH e “ka futur në rreth të kuq”, paralajmërimi i fortë nga SHBA

NEW YORK, SHBAValentin Lumaj, anëtar i Kryesisë së organizatës “Vatra” në Michigan dhe aktivist i njohur i diasporës shqiptare, ka hedhur dritë mbi arsyet e mungesës së Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York. Sipas Lumajt, ky veprim është drejtpërdrejt i lidhur me rihapjen e dosjes së ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, dhe me hetimet e reja që po zhvillon Departamenti i Shtetit amerikan (DASH).

Lexo gjithashtu:  Sherri për pronën nxjerr në dritë sekretin e errët ne familje: Babai ka nje femije me vajzen e...

Në një intervistë televizive, Lumaj theksoi se mungesa e Ramës, i cili u zëvendësua nga Presidenti Bajram Begaj, nuk ishte rastësore. Ai shpjegoi se administrata e Presidentit Donald Trump ka nisur një hetim administrativ thelbësor mbi dosjen McGonigal, e cila, sipas tij, u mbyll qëllimisht nga administrata e mëparshme. Ky hetim i ri synon të ndjekë organizatat jofitimprurëse që kanë financuar terrorizmin në SHBA, një proces që Lumaj e lidh edhe me investimet e George Soros.

Lexo gjithashtu:  Video tronditëse! Ekzekutohen në mes të rrugës ish-kandidati për Kryetar Bashkie

Lumaj vuri në dukje se hetimet e fundit nuk fokusohen vetëm te lidhjet e McGonigal me Rusinë dhe Shqipërinë, por edhe te dyshimet për korrupsion që lidhen me Kinën. Ai e cilësoi çështjen kineze si “shumë të ndjeshme” në realitetin amerikan dhe theksoi se Kryeministri Rama, përmes Dorjan Duçkaj, mund të ketë krijuar lidhje me kompani kineze të lidhura me McGonigal.

Lexo gjithashtu:  Shuhet kengetari i shquar i muzikes popullore shqiptare

Sipas aktivistit, ky është një “moment kyç” që mund të rrezikojë pozicionin e Edi Ramës. Ai theksoi se autoritetet amerikane do ta ndjekin këtë proces deri në fund dhe se financimet e Sorosit janë nën vëzhgim të rreptë nga administrata aktuale e Trump. Përfundimisht, Lumaj deklaroi se Edi Rama ndodhet në një “pozitë shumë të keqe” në marrëdhëniet me DASH.

Published inNews 2