Skip to content

Nderruan jete ne Vlore, dalin identitetet e personave qe humben jeten!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot, më 22.03.2026, në aksin Vlorë–Kotë, në zonën e fshatit Drashovicë, përgjatë rrugës së lumit të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Drejtuesit e tyre, Adi Alushaj, rreth të 30-ve dhe Esat Brahimaj, rreth të 40-ave, kanë humbur jetën.

Lexo gjithashtu:  Rrembeu dhe mbyti vajzen 7 vjecare, shoferi i postes merr denimin e pabesueshem, ai do...

Ndërkohë, pasagjeri Andrea Begaj është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”, janë përfshirë në një aksident të rëndë rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit A. A., rreth 30 vjeç dhe E. B., rreth 40 vjeç.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Pas ndarjes nga Brikena, ja si zgjedh “ta kalojë ditën” Mateo

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e automjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer, shtetasi A. B., rreth 40 vjeç, që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin E. B., ndodhet në gjendje të rëndë.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende ne sheshin kryesor te Tiranes

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Published inNews