Skip to content

E BUJSHME, cilet jane kater oligarket qe po hetohen nga SPAK

Me urdhër të SPAK dhe me miratim të GJKKO, hetuesit e BKH kanë kryer kontrolle në ambiente dhe tek disa shtetas të dyshuar për përfshirje në afera korruptive me tenderët e rrugëve. Bastisjet po zhvillohej në kuadër të procedimit nr. 136 të vitit 2025, për dyshime mbi abuzimin e fondeve publike në projektet e infrastrukturës rrugore.

Objekt kontrolli dhe pjesë e hetimeve janë edhe dy ‘mamuthët’ e tenderëve të rrugëve, Pëllumb Salillari dhe Paqësor Buzi.

Salillari është përfitues i qindra milionë euro (para publike) përmes tenderëve të paracaktuar me pazar në tavolinë, me oferta fituese sa fondi limit dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave publike,

përmes deformimit të projekteve dhe situacioneve false. Vetëm gjatë 5 viteve të fundit në llogarinë e kompanisë Salillari kanë kaluar 170 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Lexo gjithashtu:  ‘ZOT C’po ndodh’, pas 14 dite proteste, ‘TERBOHET’ Edi Rama, ja si i quan protestuesit ne shesh

Ndërkaq, kompania G. P. G. COMPANY e ‘mamuthit’ të fondeve publike, Paqsor Buzi, i arrestuar në vitin 2020 për skema mashtruese me TVSH, ka përfituar gjithashtu qindra milionë euro fonde publike përmes tenderëve me natyrë korruptive dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave.

Gjatë 5 viteve të fundit, periudhë në të cilën ka shtrirë hetimet SPAK-u, Paqësor Buzi ka marrë nga buxheti i shtetit 160 milionë euro.

Fillon hetimi i ‘mamuthëve’ të korrupsionit:

Një ekip i BKH-së ka ushtruar kontrolle edhe në kompaninë 2T shpk, pas të cilës qëndron ish komandanti i Gardës, Artan Sako, aktualisht kryetar i Bashkisë Berat, por me pronar formal vëllanë e tij, Artan Sako.

Lexo gjithashtu:  Harrojini HALLET e 2025! Ketyre Shenjave Viti 2026 do ti Sjelle PUNE dhe PARA pafund

Kompania 2T është një nga përfitueset më të mëdha të fondeve publike me tenderë klientelistë. Gjatë pesë viteve të fundit ka marrë drejtpërdrejtë nga arka e shtetit 100 milionë euro.

BKH, me urdhër të SPAK-ut, ka ushtruar kontrolle edhe tek kompania 4 A-M shpk e Ardit Metaliaj, i cili dyshohet se është prestanome i Bashkim Ulajt. Gjatë 5 viteve të fundit kompania 4 A-M shpk ka marrë nga arka e shtetit mbi 140 milionë euro para publike, përmes tenderëve klientelistë, të paracaktuar dhe me letra false.

Gjatë 5 viteve të fundit, katër ‘mamuthët’ e tenderëve korruptivë, Pëllumb Salillari, Paqësor Buzi,

Lexo gjithashtu:  Persona të maskuar i thy en këmbët dhe i pr enë veshin ish-kryetarit të PD-së në Lezhë

Artan Sako dhe Ardit Metaliaj kanë përlarë nga buxheti i shtetit 570 milionë euro, përmes tenderëve të përcaktuar me pazar në tavolinë. Komisioni i Prokurimit Publik ka konstatuar në disa raste që kompanitë kanë marrë pjesë në tenderë me letra false.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar në shumë raste që kompanitë e 4 ‘mamuthëve’ të fondeve publike kanë mashtruar me zbatimin e kontratave për ndërtimin e veprave publike,

me punime të pakryera, situacione false dhe deformim të projekteve me qëllim fitimi. Paratë e vjedhura dyshohet se i kanë ndarë me zyrtarët e korruptuar, duke i pastruar në pasuri të paluajtshme.

Published inNews