Skip to content

Kengetari i njohur perfshihet ne nje konflikt

Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë,

ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt fizik, me pasoja serioze për njërin prej tyre.

Sipas burimeve të Veriu.info, reperi Finem së bashku me një grup shokësh, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj këngëtarit Butrint Imeri.

Lexo gjithashtu:  Aksident tragjik, kush eshte viktima - FOTO

Si pasojë e dhunes, Imeri raportohet se ka pësuar lëndime të konsiderueshme.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pranë një hoteli në Prishtinë, në rrethana që ende mbeten të paqarta.

Burimet bëjnë me dije se për shkak të gjendjes shëndetësore, Imeri ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është paraqitur për trajtim në QKUK, ku ka marrë asistencën e nevojshme.

Lexo gjithashtu:  Tragjike, gjendet i mbytur ne liqen djali i kengetarit te njohur

Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga vetë këngëtarët e përfshirë në këtë incident, ndërsa as motivet e konfliktit nuk janë bërë ende publike.

Ngjarja ka ngjallur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, ku fansat shprehin shqetësim për gjendjen shëndetësore të Butrintit dhe kërkojnë sqarime të plota për atë që ka ndodhur.

Lexo gjithashtu:  Paralajmerimi i shkencetareve lidhur me temperaturat

Në përpjekje për të konfirmuar zyrtarisht rastin, Veriu.info ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për Prishtinë, Agron Borovci. Ky i fundit ka deklaruar se aktualisht nuk ka informacion të detajuar mbi ngjarjen, pasi ndodhet në pushim, por ka premtuar se do të përpiqet të sigurojë të dhëna shtesë.

Published inNews