Skip to content

Shqipëria nën “sulmin” e motit te keq, ja dy ditët më të ‘zeza’ të kësaj jave

Java e dytë e muajit shkurt pritet të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin shqiptar, ku sipas parashikimeve meteorologjike vendi do të jetë nën ndikimin e vranësirave mesatare deri në të dendura dhe kalimeve të herëpashershme të reshjeve.

Sipas meteorologes Anira Gjoni nga IGJEUM, reshjet do të jenë kryesisht të dobëta, por në disa zona do të arrijnë intensitet mesatar, duke krijuar episode lokale me mot të trazuar.

Lexo gjithashtu:  "27 vajza për të joshur zyrtarët...”, Ish-Presidenti ben deklaraten e forte

Qarqet që pritet të preken më shumë nga reshjet janë Shkodra, Lezha, Vlora dhe Gjirokastra. Në këto zona parashikohen edhe shtrëngata të shoqëruara me reshje më intensive shiu, të cilat mund të jenë të përqendruara në intervale të shkurtra kohore.

Lexo gjithashtu:  Paralajmëron Banka Qëndrore Europiane: Familjet duhet të mbajnë para cash pasi pritet..

Ndërkohë, në qarqet e tjera të vendit priten reshje më të dobëta dhe më sporadike, pa problematika të theksuara meteorologjike.

Për zonat malore, parashikimi tregon se në lartësitë mbi 1100 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formën e dëborës, duke krijuar kushte tipike dimërore në relievet e larta.
Sa i përket zonës bregdetare, gjatë ditës së sotme era pritet të fryjë me intensitet mesatar deri në të fortë, çka mund të ndikojë në det të trazuar dhe kushte më të vështira për lundrimin e mjeteve të vogla detare. / abcnews.al /

Lexo gjithashtu:  Lajmi mirë! Qeveria merr vendimin e madh, shpërblim me mijëra lekë për këta punonjës nëse arrijnë të
Published inNews