Skip to content

“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi propozimin e kryebashkiakut Veliaj për dhënien e një shpërblimi sa një pagë mujore për punonjësit e shërbimit zjarrfikës pas angazhimit të tyre në përballimin e zjarreve, përmbytjeve dhe emergjencave civile gjatë këtij viti.

Lexo gjithashtu:  RAMA nxjerr jashtë loje Manastirliun dhe Demon, Arbër Hajdari lë kolltukun e Ledion Liços për të qenë “bamirësi” i Tiranës! Lufta Veliaj i nxjerr “zorrët” sheshit

Vendimi parashikon që shpërblimi të përfitohet nga 189 punonjës me gradë të Shërbimit Zjarrfikës.

Një nga situatat më të vështira me të cilat janë përballur efektivët ka qenë zjarri në malin e Dajtit, ku angazhimi në terren ka vijuar nga 25 korriku deri më 10 shtator. Gjatë kësaj periudhe, forcat zjarrfikëse janë mbajtur në gatishmëri të vazhdueshme për kontrollin, izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Lexo gjithashtu:  Asgjë në botë nuk e shpëton! Arka e mbushur me para në Dhërmi, ja çfarë i kanë kapur Belinda Ballukut që askush se tha

Ndërhyrje janë zhvilluar edhe në Daias, Priskë, fshatin Gurë dhe në zonën e Ibës, ndërsa efektivët e Tiranës janë angazhuar edhe jashtë territorit të bashkisë, në qarqet e Durrësit dhe Vlorës, në kuadër të bashkëpunimit mes institucioneve.

Lexo gjithashtu:  Familja Isaku hap dyert e mortit, Enesi 16 vjeçar përcillet sot në banesën e fundit, shakaja në lokalin e gjyshit që i humbi jetën (FOTO)
Published inLAJMI