Skip to content

Nderron jete personazhi me influence ne rrjet

Bota e rrjeteve sociale është tronditur nga ndarja nga jeta e influencueses italiane Yulia Burtseva, e cila ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare pas ndërhyrjeve te shpeshta kirurgjikale estetike të kryera në Moskë.

Sipas mediave të huaja, Burtseva kishte udhëtuar drejt Rusisë për të kryer procedura estetike, por pas operacioneve gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm për shkak të komplikacioneve post-operatore.

Lexo gjithashtu:  Pèrjáshtòhen nga pòlîcîa ish-zv/drèjtorî i Rèndît dhe îsh-shèfi i kòmîsarîatît

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta stabilizuar, ajo nuk arriti t’u mbijetonte pasojave dhe ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Lexo gjithashtu:  T*rmet ne Shqiperi, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen mbi rreziqet që shoqërojnë kirurgjinë estetike, veçanërisht kur ndërhyrjet kryhen jashtë vendit të origjinës, shpesh pa informacion të plotë mbi standardet mjekësore dhe ndjekjen pas operacionit.

Vdekja e influencueses ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë shprehur trishtim dhe ngushëllime për familjen e saj. Shumë komente kanë ngritur shqetësimin për presionin e vazhdueshëm ndaj figurave publike për t’iu përshtatur standardeve të bukurisë, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e oreve te vona, Policia rrethon makinen e dyshimte, një i ri arratiset mes trafikut
Published inNews