Skip to content

Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Schramberg, Gjermani dhe një nënë dhe djali i saj 3-vjeçar kanë humbur jetën pasi janë përplasur nga një kamion.

Aksidenti i rëndë ndodhi pak para orës 09:00 në rrugën Oberndorfer. Një burrë 53-vjeçar po drejtonte një kamion në drejtim të rrugës federale B462, kur dyshohet se për shkak të një problemi shëndetësor humbi kontrollin mbi mjetin e tij tip Mercedes dhe doli nga rruga në krahun e majtë.

Lexo gjithashtu:  Hëna e Re e fundit sjell lajme te forte: Do pasurohen, 4 shenjave do u marrin fund hallet

Kamioni përplasi fillimisht tre automjete të parkuara dhe më pas u përplas me murin e një ndërtese. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se gjatë kësaj, kamioni goditi në trotuar gruan 29-vjeçare e cila është shqiptare nga Kosova dhe djalin e saj 3-vjeçar.

Lexo gjithashtu:  Rama i VENDOSUR: Nga Janari, nuk do të ketë asnjë…

Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për ndërhyrje, nënë e bir ndërruan jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda.

Drejtuesi i kamionit pësoi lëndime të lehta dhe arriti të dalë vetë nga mjeti. Ai u transportua me ambulancë në spital.

Rruga Oberndorfer mbetet e bllokuar në zonën e aksidentit, ndërsa është vendosur një devijim i trafikut.

Punimet për pastrimin dhe rikuperimin e zonës pritet të zgjasin, ndërsa policia dhe shërbimet e emergjencës vijojnë hetimet dhe asistencën në vendngjarje. Me urdhër të prokurorisë së Rottweil është angazhuar një ekspert për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit.

Lexo gjithashtu:  Alarm ne shtetet me shume shqiptare, identifikohen rastet e para me virusin e rrezikshem Hantavirus

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe të afërm e fqinj të shqiptares të cilët shprehen të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë e ndodhur në lagjen e tyre.

Published inNews