Skip to content

S’ka ármepushim, Izraeli vijon bombardimet

Izraeli ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore ndaj objektivave të lidhura me Hezbollahun në Liban, duke rritur tensionet në rajon në një moment kur flitet për mundësi negociatash mes dy vendeve.

Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), sulmet kanë pasur në shënjestër vendet e nisjes së raketave të Hezbollahut. Ndërsa, Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi për goditje të shumta ajrore në jug të vendit brenda një harku të shkurtër kohor.

Lexo gjithashtu:  Vjen lajmi i fundit për policin e plagosur , Edison Adri

Para ndërhyrjes ushtarake, IDF kishte paralajmëruar qytetarët izraelitë për mundësinë e sulmeve të reja nga Hezbollahu. “Zona të tjera mund të jenë nën zjarr në orët në vijim”, thuhej në njoftim.

Lexo gjithashtu:  Shenja e vetme e zodiakut që do të përjetojë fat të madh nga tani deri në fund të prillit

Sulmet e reja vijnë ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se i kishte udhëzuar qeverisë së tij të “hapte negociata të drejtpërdrejta” me Libanin, por deklaroi se nuk do të kishte armëpushim me Hezbollahun në vend, edhe pse ai nxit fillimin e bisedimeve.

Lexo gjithashtu:  Edi Rama anulon fluturimin në momentin e fundit! Kush ia mbylli derën në mbledhjen me liderat e BE

“Kam udhëzuar hapjen e negociatave të drejtpërdrejta, por nuk do të ketë armëpushim me Hezbollahun”, është qëndrimi i deklaruar nga Netanyahu.

Zhvillimet e fundit tregojnë një përshkallëzim të situatës në kufirin Izrael–Liban, ku ndërhyrjet ushtarake po vijojnë paralelisht me përpjekjet diplomatike.

Published inNews