Skip to content

I fundit, reagon ish presidenti Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Apeli i GJKKO e la atë sërish në qeli, duke mos shprehur asnjë çudi nga “drejtësia me regji”, siç e quan ai.

Meta thotë se gjykata iu shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të tij kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit, për të mos marrë përgjegjësi. Sipas tij u provuan me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën me qëllim zgjatjen e paraburgimin.

Lexo gjithashtu:  Horoskopi i Marsit 2026: Cilët janë 3 shenjat e Zodiakut që do të kenë fat në para dhe dashuri?

“Asnjë cudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi. U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim”, shkruan Meta, i cili paralajmeron: “Për më shumë komunikojmë nesër”.

Lexo gjithashtu:  Nami! Lala zbulon detajet e bujshme: Keto foto “gòdasin” Ballukun dhe Ramën

Published inNews