Skip to content

Këshilltarët e PS e shkarkuan/ Vjen lëvizja e radhës e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 2 tetor, ora 13:35, për të shqyrtuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg”.

Dokumentacioni për rekursin, i cili u regjistrua në Gjykatën e Lartë në 10 shtator, do të shqyrtohet brenda afateve ligjore.

Lexo gjithashtu:  Ministrja e Ekonomisë: Ja sa do rriten pagat në 2026-tën

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka caktuar gjyqtaren Etleva Deda për seancën paraprake të çështjes penale ndaj Veliajt dhe 29 personave të tjerë të pandehur. Veliaj përballet me 13 akuza, duke përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është përfshirë në të njëjtën dosje, me 11 akuza penale.

Lexo gjithashtu:  Të shtëna me armë zjarri, çfarë ndodhi gjatë natës - EMRAT

Lëvizja e Partisë Socialiste

Ditën e djeshme, anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës firmosën në selinë e partisë një dokument që kërkon shkarkimin e kryebashkiakut, një veprim që vjen pas akuzave të rënda të ngritura nga SPAK.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT - Spitaleve u thuhen “të përgatiten për lúftë” brenda kësaj date
Published inNews 2