Skip to content

E fundit! “T*rbohet” moti/ Ne keto vende priten permbytje: Kujdes, nga nesër…

Instituti i Gjeoshkencave lajmëron se ditën e diel disa qarqe të vendit do të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut.

Shkodra pritet të ketë intensitet më të lartë të reshjeve dhe mundësi për përmbytje, ndërsa në Kukës e Vlorë do të jenë të dobëta deri në mesatare dhe me shtrëngata.

Lexo gjithashtu:  EKSKLUZIVE/ Zbulohet emri që Rama do zëvendësojë Ballukun, emri qe nuk njihet ne publik, por me lidhje te fuqishme

IGJEUM njofton se reshjet mund të shkaktojnë rënie gurësh dhe përmbytje në disa zona urbane në Shkodër.

“Nesër (e diel, dt. 25) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, ndërsa të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës dhe Vlorë të shoqëruara me shtrëngata. Në të gjitha qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Në veri në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarkun Shkodër“, njofton Instituti i Gjeoshkencave.

Lexo gjithashtu:  “E dua, mo vëlla”, Selin shtanget kur dëgjon për herë të parë deklaratat e Mirit

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

》në bregdet: 11 / 19 °C
》në vendet e ulëta: 9 / 19 °C
》në vendet malore: 2 / 12 °C

Lexo gjithashtu:  Përplasi për vd*kje dy fëmijët në Durrës, arrestohet shoferi 57-vjeçar!
Published inNews