Skip to content

Kjo nuk pritej! Protestuesit i bejne te paimagjinueshmen Edi Rames, ata sapo bene …

Mijëra qytetarë marshuan drejt Sheshit “Italia”, aty ku pak orë më parë Edi Rama festoi 35-vjetorin e PS-së. Mes thirrjeve kundër kryeministrit dhe klasës politike, protestuesit dhanë mesazhin se janë në gjendje të mobilizojnë më shumë njerëz se pushteti.

Vetëm pak orë pasi Edi Rama mblodhi socialistët në Sheshin “Italia” për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, i njëjti shesh është pushtuar nga mijëra protestues.

Pas marshimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, turma është drejtuar drejt zonës ku u zhvillua aktiviteti i PS-së, duke e kthyer Sheshin “Italia” në ndalesën kryesore të protestës së mbrëmjes.

Lexo gjithashtu:  Ledjoni vulosi 'divorcin' dhe hoqi unazën e martesës! Reagon me VRAP Lori Hoxha, ja çfarë i bën kunatit

Me flamuj kombëtarë në duar dhe nën thirrjet “Rama ik”, “Revolucion”, “Shqipëria është e jona” dhe “Ju erdhi fundi”, protestuesit kanë sfiduar hapur kryeministrin, duke pretenduar se mobilizimi i tyre është më i madh se ai i organizuar nga Partia Socialiste.

Protestuesit sfidojnë Edi Ramën, pushtojnë sheshin

“Nuk na sjell askush me detyrim”, dëgjohej të thoshin disa prej protestuesve, ndërsa të tjerë brohorisnin se sheshi ishte mbushur me qytetarë të ardhur me dëshirën e tyre dhe jo me urdhra politikë.

Lexo gjithashtu:  “21 Janari” – Dëshmitari i ri hap “Kutinë e Pandorës” dhe i bën gropën Berishës, zbulime tronditëse

Prania e mijëra qytetarëve në të njëjtin vend ku pak orë më parë u mbajt aktiviteti i PS-së është parë nga pjesëmarrësit si një mesazh i drejtpërdrejtë për Edi Ramën. Sipas tyre, revolta qytetare po fiton terren dhe po shndërrohet në një lëvizje që sfidon jo vetëm qeverinë, por të gjithë klasën politike.

Protestuesit sfidojnë Edi Ramën, pushtojnë sheshin

Atmosfera në shesh është shoqëruar me brohoritje të vazhdueshme, ndërsa protestuesit kanë ndezur dritat e telefonave dhe kanë vijuar marshimin mes thirrjeve për ndryshim politik dhe zgjedhje të parakohshme.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e keqe ne shkolle, nxënësja gjen burrin gjatë

Ndërkohë, organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur se mobilizimi po rritet nga dita në ditë. Për shumë prej pjesëmarrësve, mbushja e Sheshit “Italia” pak orë pas aktivitetit të PS-së ishte një përgjigje simbolike ndaj demonstrimit të forcës së organizuar nga Edi Rama dhe socialistët.

Published inNews