Skip to content

A po vjen kthesa e madhe në protestën e studentëve? Blendi Klosi zbulon kushtin e Ramës

Blendi Klosi ka komentuar protestat e studentëve gjatë një interviste në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke deklaruar se qeveria është e gatshme për dialog, por vetëm nëse protestuesit distancohen nga dhuna.

“Jemi shumë të vëmendshëm të dëgjojmë kërkesat që kanë. Jemi të gatshëm, nga kryeministri deri te i fundit në kabinetin qeveritar. Nëse ndahen nga dhuna, do të kemi hapësira për të bërë dialog”, u shpreh Klosi.

Lexo gjithashtu:  Gjendet një kuti përplòt me párá në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste pretendoi se pas incidenteve qëndrojnë edhe persona që nuk kanë lidhje me studentët, të cilët i cilësoi si “forca të errëta”.

Lexo gjithashtu:  Protestat e dhunshme, reagon Ambasada e Zvicrës

“Në rastet kur forcat e errëta, që s’kanë lidhje me studentët, ndërhyjnë, shteti padyshim do të përgjigjet për të ruajtur qetësinë publike”, deklaroi ai.

Klosi theksoi gjithashtu se protesta nuk ka pasur jehonë në rrethe, ndërsa mbrojti veprimet e Policisë së Shtetit, duke pretenduar se efektivët nuk kanë qenë asnjëherë të parët që kanë ushtruar dhunë.

Lexo gjithashtu:  Rama shkarkon drejtorët, por mban me kthetra “gurin e shahut” të Agasit në Kadastër

“Asnjëherë policia nuk ka vepruar e para. Policia është goditur, është vënë nën presion. Dhuna asnjëherë nuk ka filluar nga forcat e rendit”, përfundoi Klosi.

Published inLAJMI