Skip to content

Rrezik për shembje/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në një tjetër urë

Bashkia Peqin ka ndaluar qarkullimin për një kohë të pacaktuar të mjeteve motorike me tonazh mbi 3.5 ton në Urën e Digës Çengelaj mbi lumin Shkumbin.

Raporti teknik i Institutit të Ndërtimit ka evidentuar risk të lartë për strukturën aktuale të urës, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të mjeteve të rënda për të shmangur rrezikun e dëmtimit apo shembjes.

Lexo gjithashtu:  Çfarë pritet të ndodhë me to në muajin e parë të vitit

Ndërkohë autoritetet kanë urdhëruar vendosjen e kufizuesve fizikë (blloqe betoni) në hyrje dhe dalje të urës.

Vendimi prek dhjetëra fshatra që lidhen me Peqinin dhe Belshin, duke sjellë rritje të kostove për banorët dhe bizneset e zonës, të cilët do të duhet të përdorin rrugë alternative për transportin e mallrave dhe shërbimeve.

Lexo gjithashtu:  E fundit, pezullohet nga detyra Drejtori i IMT
Published inNews