Skip to content

Kush është 39-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e frikshëm

Zbulohet identiteti i viktimës në aksidentin tragjik që ndodhi sot në kryqëzimin Varibop–Levan-Tepelenë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, por edhe atyre zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë, një autoveturë tip “Kia” që drejtohej nga një shtetase 39-vjeçare, e identifikuar si Nertila Abazaj, ka dalë nga rruga e fshatit Varibop për të hyrë në autostradën Levan-Tepelenë.

Lexo gjithashtu:  E ftoi në shtëpi: Shqiptarja vret të dashurin dhe nusen e xhaxhait, plagos edhe veten, arsyeja do iu lëjë pa mend

Në momentin e hyrjes në autostradë, automjeti i saj është përplasur nga një furgon që po qarkullonte në këtë aks rrugor. Si pasojë e goditjes së fortë, 39-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa drejtuesi dhe pasagjeri qé ndodheshin né fugon janë transportuar drejt spitalit rajonal Fier per t? marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu:  Gazetarja e Report TV: Bleona Mata jeton, ja familja qe e mban!

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe patrulla e qarkullimit rrugor për të normalizuar lëvizjen e automjeteve në këtë segment. Gjithashtu, janë thirrur edhe shërbimet zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga automjeti.

Lexo gjithashtu:  Ia nxorren para PRIME-t, zbulohet ‘sekreti’ i errët i Rogertit te BBVA

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Published inNews