Skip to content

Aksîdenti në rrugën Levan-Tepèlenë ku hùmbi jetën 39-vjèçarja, shoferi arrèstohet në gjèndje spîtalore!

Shoferi i aksidentit me pasojë vdekjen e ndodhur dje në rrugën Levan-Tepelenë, ku humbi jetën një grua 39-vjeçare, është arrestuar ditën e sotme (9 mars).

Burime zyrtare nga Policia Rrugore e Fierit bënë me dije se i ndaluari është P. M., 57 vjeç, drejtues i automjetit tip “Benz” që përplasi viktimën, që gjithashtu drejtonte një tjetër mjet.

Ai akuzohet për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Lexo gjithashtu:  Trump trondit botën, kërcënon me sulme ushtarake

Aksidenti ndodhi një ditë më parë, kur automjeti “Benz”, i drejtuar nga 57-vjeçari, u përplas me një automjet tip “Kia”, që drejtohej nga shtetasja N. A., 39 vjeçe, e cila humbi jetën si pasojë e përplasjes.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe drejtuesi i “Benz”-it dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi S. R., ndodhen aktualisht në spital duke marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu:  Vjen lajmi tmerrsisht i mire! Ja kur vijne ditet me diell, do gezoheni pafund

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Pas ngjarjes dje Policia informoi se:

“Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Levan–Tepelenë”, shtetasja N. A., rreth 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Kia”, është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. M. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasja N. A., ndërsa shtetasi P. M. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasi S. R., ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”.

Lexo gjithashtu:  Momenti kur bie zjarri dhe njerëz që përpiqen të shpëtojnë
Published inNews