Skip to content

Gjinekologia e famshme tregon cfarë i ndodh femrave dhe meshkujve që nuk kryejnë marredhënie, do habiteni

Çfarë ndodh me gratë dhe burrat kur kanë marrëdhënie intime rrallë? Sipas gjinekologes së njohur, Mimoza Keta mungesa e marrëdhënieve intime në një lidhje bashkëshortore mund të ndikojë në mënyra të ndryshme negative, sidomos te gratë.

Ajo thekson se gratë që kryejnë marrëdhënie intime shumë rrallë përballen me një ulje të imunitetit dhe shpesh përjetojnë pagjumësi. Kjo situatë çon në netë të pafundme pa gjumë, ndërkohë që gratë që kanë marrëdhënie intime në mënyrë të rregullt zakonisht përjetojnë një gjumë më të qetë dhe të vazhdueshëm.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT, Zarf per Selin Bollatin pasi ajo theu...! Mesazhi i FORTE per finalisten e pare te Bigut

Gjinekologia shton se mungesa e aktivitetit s–sual rrit edhe nivelin e stresit dhe nervozizmit. Gratë që nuk kanë marrëdhënie intime shpesh ndjehen më të acaruar, më të tensionuara dhe reagojnë më ashpër ndaj situatave të përditshme.

Ky stres i shtuar mund të përshpejtojë procesin e plakjes, duke i bërë ato të ndihen dhe të duken më të lodhura dhe të vjetruara më herët se normalisht. Për më tepër, kjo gjendje e stresit të vazhdueshëm e bën jetën më të vështirë dhe më të tensionuar.

Lexo gjithashtu:  Aksident i rëndë, vdes një person, plagoset rëndë një tjetër

Ndërkaq, tek meshkujt mungesa e marrëdhënieve intime ka gjithashtu pasoja serioze shëndetësore. Gjinekologia shpjegon se kryerja e rrallë e marrëdhënieve intime është e lidhur me rritjen e rrezikut për zhvillimin e kancerit të prostatës.

Në anën tjetër, një jetë s–suale aktive dhe e rregullt ndihmon në uljen e rrezikut të sulmit në zemër deri në 45%, duke përmirësuar kështu shëndetin kardiovaskular të meshkujve.

Lexo gjithashtu:  “Sëmundja i rrezikon jetën”, shpërthen në lot Arjan Konomi: Unë kam…

Në përgjithësi, marrëdhëniet intime jo vetëm që kontribuojnë në mirëqenien emocionale dhe psikologjike të individëve, por kanë edhe një rol të rëndësishëm në mirëqenien fizike dhe shëndetin afatgjatë.

Prandaj, për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe shëndetin, është e rëndësishme që çiftet të përpiqen të ruajnë një frekuencë të rregullt të marrëdhënieve intime në jetën e tyre bashkëshortore.

Published inNews