Skip to content

U rrëzua dhe përplasi kokën në burg, ish-presidenti dërgohet në spital

Ish-presidenti i burgosur i Brazilit, Jair Bolsonaro, është transportuar sot në spital për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, pasi është rrëzuar dhe ka goditur kokën, bëri të ditur bashkëshortja e tij, Michelle Bolsonaro, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Po shkojmë në spital. Dashuria ime do t’i nënshtrohet ekzaminimeve”, shkroi ajo në Instagram, duke u bërë thirrje njëkohësisht mbështetësve që të luten për shëndetin e tij.

Lexo gjithashtu:  Tmrr ne Boterorin e Amerikes! Prane fushes se stervitjes te Kombetares se madhe gjendet trupi i vdkur i ...

Sipas Michelle Bolsonaro, ish-presidenti 70-vjeçar nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo shpjegoi se gjatë natës ai ka pësuar një krizë teksa flinte, është rrëzuar dhe ka goditur kokën në një mobilje. Ndihma mjekësore, sipas saj, është dhënë me vonesë, pasi dhoma ku ai mbahej ishte e mbyllur dhe incidenti u vu re vetëm në momentin e mbërritjes së saj për vizitën e planifikuar.

Lexo gjithashtu:  Ngjarja ne Nikel, Zbulohet lidhja e viktimës me autorin

Michelle Bolsonaro tha se është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët dhe pret sqarime mbi mënyrën se si janë ofruar ndihmat e para pas incidentit.

Lexo gjithashtu:  Rikthehet i nxehti afrikan, sinoptikania zbulon cfarë pritet ditët në vijim me Motin në vendin tonë

Published inNews