Skip to content

del FOTO: Ky është i riu Ardian Baloshi që iu ndërpre jeta në lule të rinisë

Është publikuar fotoja e Ardian Baloshit, 27 vjeçari i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri pas një konflikti për motive banale.

Siç mund ta shikoni dhe në fotot e mëposhtme të siguruara nga newsbomb.al, ky është Ardian Baloshi i cili u vra pas një konflikti të çastit mes disa të rinjve.

Pas ngjarje së rëndë i riu u transportua me urgjencë për në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Por  pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe mbylli sytë përgjithmonë te “Trauma”.

Lexo gjithashtu:  Nga sot deri më 20 prill, shenjat që pritet të shohin ndryshim pozitiv në jetën e tyre

Paraprakisht raportohet se, konflikti mes personave lindi pas një përplasjeje që ka ndodhur gjatë një ndeshjeje kalçetoje. Rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende objekt hetimi nga autoritetet kompetente.

Menjëherë pas incidentit, në zonë janë angazhuar forca të shumta policore, të cilat po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e dinamikës së saj. Në operacionin për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar është përfshirë edhe njësia speciale RENEA.

Policia bën me dije se në terren janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e 39-vjeçarit Sadik Llani.

Lexo gjithashtu:  VIDEO E RENDE! Policia arreston me dhunë 15-vjeçarin për një fishekzjarr! Duart gjak në sy të nënës…

Po ashtu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka urdhëruar menjëherë Forcat Speciale RENEA që të dalin nga reparti dhe të nisen me urgjencë drejt Kamzës, në mbështetje të shërbimeve të Komisariatit Nr.5, për lokalizimin dhe prangosjen e Sadik Llanit.

Sadik Llani, personi që është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i shtetasit Ardian Baloshit në Kamëz, nuk është mundur ende të lokalizohet nga Forcat Speciale RENEA dhe Policia e Shtetit ka dalë me një apel për kujdes për të gjithë qytetarët.

Lexo gjithashtu:  “Me shkarkoni, të bie dhe unë…” – Deklarata e papritur e zevendeses se Veliajt me njerezit e Rames. Debati i forte me…

Teksa publikon fotografinë e tij, si rrallëherë, Policia e Shtetit bën me dije se shtetasi Sadik Llani, dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që, nëse konstatojnë këtë shtetas ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë në asnjë mënyrë, por të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.

Fotot e viktimës të siguruara nga newsbomb.al 

Llani e qëlloi për vdekje pas përplasjes për ndeshjen
Published inNews