Skip to content

Behuni gati/ Meteorologu jep lajmin e fortë: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës

Meteorologu Hakil Osmani, tha se moti deri ditën e martë, në orët e mesditës, do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave.

Sipas tij, gjatë orëve të vona të ditës së martë do të kemi prezencë të lartë të vranësirave, duke bërë që në zonat jugore kryesisht të ketë reshje shiu në disa qytete.

Lexo gjithashtu:  Video tronditëse! Ekzekutohen në mes të rrugës ish-kandidati për Kryetar Bashkie

“Jo vetëm orët e vona të mbrëmjes, por edhe dita e mërkurë dhe pjesërisht dita e enjte do të sjellin prezencën e reshjeve, kryesisht në zonat jugore. Do të kemi gjithashtu prezencë dhe të reshjeve të dëborës në zonat e thella malore.

Nuk do të jenë reshje problematike, por me intensitet mesatar. Sinjalet tregojnë për përmirësim të kushteve të motit në zonat jugore, ndërsa zonat e tjera mbeten nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.

Lexo gjithashtu:  E Tmerrshme, deklarata e Mirit per Selin po shkakton 't*rmet' ne rrjet

Dita e premte dhe dita e shtunë sjellin një përmirësim të përkohshëm, ndërsa ka sinjale që gjatë ditës së dielë reshjet të kthehen në vendin tonë.

Përsa i përket temperaturave, relativisht do të jenë të larta, por do të vijojnë me rënie në fillim të javës.

Lexo gjithashtu:  PLAS në konferencë! Rama DEBATON ashper me gazetaren e huaj, tronditese cfare sapo i tha

Duke qenë se do të kemi masa ajrore të lagështa, temperaturat e ajrit do të rriten, por duke filluar nga mesjava deri në fundjavë do të rikthehen përsëri, rreth -1 dhe -2 gradë Celsius, kryesisht në orët e para të mëngjesit.

Sinjalet për reshje në vendin tonë priten gjatë javës së fundit të këtij muaji”, u shpreh meteorologu.

Published inNews