Skip to content

LAJM I KOBSHEM! Ndahet nga jeta mjeshtri i dasmave te jugut, ai qe… (Emri + Foto)

Një lajm i trishtë është mësuar mesditën e kësaj të shtune, pasi ka mbyllur sytë përgjithmonë një nga instrumentistët më të njohur të zonës së jugut, mjeshtri i madh i dasmave Spiro Mastora.

Lajmi i trishtë është mësuar nga reagimi prekës i kryebashkiakut të Gjirokastrës i cili bën me dije se është shuar klarinetisti i mirënjohur i zonës së jugut, Spiro Mastora.

Lexo gjithashtu:  Skandal! Klodiana Lala krcënohet nga deputetja famoze e Edi Ramës, vjen reagimi urgjent

“Përcolla me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të artistit popullor dhe klarinetistit të mirënjohur Spiro Mastora. Pjesëtar i instrumentistëve virtuoz të familjes gjirokastrite Mastora, me interpretimin plot talent të motiveve popullore Spirua ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenat artistike brenda dhe jashtë vendit. I paharruar” shkruan kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi.

Lexo gjithashtu:  Zbardhet misteri i 11 viteve më parë: Kush është i riu që u gjet i groposur në malet e Librazhdit?

Spiro Mastora ishte një klarinetist i shquar, pjesëtar i familjes së njohur  Mastora në qytetin e Gjirokastrës, që ka shkëlqyer ndër vite në interpretimin me instrumente popullore, me klarinetë e violine ne vecanti, të melodive popullore të Dropullit dhe Gjirokastrës.

Spiro do të mbahet mend për trashëgiminë e vyer dhe të ndritur muzikore, që do të jetojë gjatë në kujtesën e artdashësve.

Lexo gjithashtu:  E pabèsueshmè, thyhet rèkordî î Guînness në stùdion e Opînîon! Blèndi Fezviu njòfton hîstorinë

Spiro Mastora e trashëgoi talentin e tij nga i ati, Vasil Mastora, muzikant i shquar që me violinën dhe talentin e tij mbushte me gëzim e melodi çdo dasmë, koncert apo festival.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Mastora për humbjen e njeriut të zemrës së tyre.

Reagimi i Flamur Golemit: 

E trishtë! Ndahet nga jeta klarinetisti gjirokastrit Spiro Mastora,
Published inNews