Skip to content

Front i madh opozitar kundër Edi Ramës në vend?! Bardhi, Shehaj dhe Lapaj flasin për bashkim, por del pengesa që mund të ndryshojë gjithçka!

A do të arrijë opozita të krijojë një front të përbashkët kundër Edi Ramës? I ftuar në “Opinion”, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi u shpreh se dera e Partisë Demokratike ka qenë gjithmonë e hapur për bashkëpunim.

Kryetari i partisë Mundësia Agron Shehaj deklaroi se janë për bashkëpunimin, por duke pasur prioritet studentët.

Nga ana e tij, kreu i partisë Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj  theksoi se sot që flasim, bashkimi i forcave opozitare nuk është i mundur, sepse nuk e lejon kodi elektoral. Bëri thirrje për ndryshim të Kodit Zgjedhor.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje tragjike/ Gjenden në shtëpi pa shenja jete një 27-vjeçar dhe foshnja tre muajshe

Gazment Bardhi: Dera e PD ka qenë gjithmonë e hapur. Jemi dakord për një bashkim mes forcave opozitare, patjetër, pavarësisht dallimeve në mendim.

Agron Shehaj: Ne kemi një protestë të madhe dhe është një faktor që është aty, sepse nuk është dëgjuar. Ne jemi gati për bashkim dhe bashkëpunim, por duke pasur prioritet studentët që protestojnë. Ne jemi gati të lëshojmë në bashkëpunim, por jo mbi parimet. Shqipëria ka nevojë që klasa e vjetër politike të largohet dhe Rama të largohet. Nuk mund të kërkoj largimin e Berishës, sepse ai është kryetar i një partie, siç jam unë. Ne duhet të dëgjojmë mendimin e qytetarëve, sepse shqiptarët kanë nevojë për politikanë me integritet.

Lexo gjithashtu:  Protestat sjellin ndryshime në Francë, shtyhet…

Adriatik Lapaj: Mosbashkimi i partive të reja në zgjedhje ka sjellë këtë që po ndodh në Shqipëri sot. Nëse do kishte bashkim të forcave të reja, Rama nuk do të kishte këtë arrogancë, që ka sot, që me kartonë mbron korrupsionin. Jam pro një fronti të madh opozitar kundër sistemit. Sot që ne flasim nuk është e mundur, sepse nuk e lejon ligji elektoral. Por në parim jam dakord. Kodi Zgjedhor që kemi në fuqi nuk lejon as koalicione parazgjedhore.

Lexo gjithashtu:  ‘Shqipërisë i duhet një revolucion’, Reuters pasqyron protestën e studentëve në Tiranë dhe përplasjet me policinë
Published inLAJMI