Skip to content

Nje dite para PRIME, Ledjoni TRONDIT me publikimin e tij ne rrjet

Dy nga figurat më të rëndësishme të televizionit shqiptar, të cilët përfaqësojnë dy logot më të mëdha rivale mediatike,

Top Channel dhe TV Klan, janë bërë bashkë në një takim që ka “thyer” rrjetin mbrëmjen e sotme.

Lexo gjithashtu:  Momenti kur Alba u rrëzua dhe humbi ndjenjat

Ledion Liço dhe Alketa Vejsiu kanë publikuar disa foto të përbashkëta, ku shfaqen të buzëqeshur dhe në një atmosferë mjaft miqësore krah njëri-tjetrit.

Por, ajo që ka ndezur kuriozitetin e publikut është njoftimi zyrtar që shoqëron këto pamje.

Lexo gjithashtu:  Hyn në fuqi ligji për rivlerësimin e pasurive

Përmes një fotoje bardh e zi, ku Ledioni shfaqet duke qeshur, Alketa ka zbuluar se nesër do të jetë pjesë e spektaklit të “Big Brother VIP”.

“Nesër Big Sister viziton Vëllain e Madh,” shkruhet në diçiturën e fotos, duke konfirmuar kështu një kryqëzim historik mes dy formateve dhe ekraneve.

Lexo gjithashtu:  Rritja e pensioneve, Rama zbulon detaje, çfarë do ndodhë me mjekët, infermierët dhe mësuesit

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë roli i Alketës në Prime-n e nesërm dhe çfarë surprize kanë rezervuar dy moderatorët për publikun.

Published inNews