Skip to content

Ndryshon ligji për protestat: 5 mln lekë gjobë për “kundravajtësit”. Ndalohen tubimet

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime për tubimet.

Në ndryshimet ligjore përfshihen nga vendet ku nuk lejohen tubimet, deri tek gjobat për kundravajtësit

Ndryshimet e miratuara sot

-Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8773, datë 23.4.2001, “Për tubimet”.

Ligji përcakton Kufizimet e përkohshme rreth objekteve të përcaktuara, ku zona të mbrojtura janë:

Lexo gjithashtu:  “Për ty, unë…”- Marin Mema shpërthen pas lajmit të rëndë për 28-vjeçarin që u qëllua nga policia në protestë

a) stacionet, terminalet dhe mjetet e transportit publik, portet dhe aeroportet;

b) perimetri rreth institucioneve arsimore, shëndetësore dhe objekteve të trashëgimisë kulturore;

c) zonat e tjera të përcaktuara me vendim të këshillit bashkiak të botuar dhe të shënuara në terren, kur atje janë dokumentuar vepra të përsëritura kundër personit ose pronës.

Lexo gjithashtu:  Dalin fjalet e para te 21 vjecarit qe i mori jeten nenes se tij

-Kur nëpërmjet rrjeteve sociale, postës elektronike dhe/ose komunikimeve telefonike, përcillen, publikohen ose shpërndahen mesazhe, që përmbajnë thirrje për dhunë, në kuadër të organizimit ose zhvillimit të një tubimi, Policia e Shtetit, kërkon fshirjen e përmbajtjes, si dhe mospërsëritjen e veprimeve të tilla, duke e vënë në dijeni se ato përbëjnë shkelje të legjislacionit në fuqi.

Lexo gjithashtu:  Ermal Beqirit i del videoja me keq se Adi Hilës, me femrën yll të bukur që do cuditeni

Gjithashtu kanë ndryshuar dhe masat për kundërvajtje administrative ku dënimet fillojnë nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.

Published inLAJMI