Një tërmet i fuqishëm ka goditur këtë të shtunë Indonezinë, ku është ngritur rreziku për cunami.
Mësohet se forca e lëkundjeve ishte me magnitudë 6.2 ballë sipas shkallës Rihter, duke shkaktuar frikë.

Ndërsa epiqendra e tërmetit ndodhet 125 kilometra në verilindje të Lospalos dhe 264 kilometra në lindje-verilindje të Dili, ndërsa thellësia vlerësohet në 144 kilometra.
Për momentin nuk janë raportuar për dëme apo për të lënduar, ndërsa vijon rreziku për cunami.