Skip to content

Tragjike, 3 vëllezër mbyten në një liqen te akullt! DETAJET SHOKUESE

Tre vëllezër humbën jetën tragjikisht në Teksas të SHBA-së pasi ranë në një liqen të ngrirë. Mësohet se të miturit po bënin patinazh në një liqen të ngrirë, kur akulli filloi të thyhej.

Cheyenne Hangaman, nëna e djemve tha se u përpoq t’i shpëtonte ata por akulli nuk e lejoi pasi vazhdoi të thyhej.

Lexo gjithashtu:  Gazetari rrefen detajet per ngjarjen e 21 janarit

Hangaman mësoi për aksidentin kur vajza e saj vrapoi drejt saj, duke bërtitur se djemtë kishin rënë brenda. Fëmijët po luanin pranë liqenit, rreth 30 metra larg shtëpisë ku jetonte familja.

Lexo gjithashtu:  Tërhoqi zvarrë protestuesin ne Zvernec, finalisti i Big Brother VIP ben reagimin e papritur per...

Më i vogli ra i pari pasi u përpoq të rrëshqiste mbi akull. Më pas dy djemtë më të mëdhenj kërcyen pas tij.

“U përpoqa të luftoja për jetën e fëmijëve të mi, ku më duhej t’i shihja të luftonin dhe të mbyten dhe nuk mund t’i ndihmoja”, tha ajo.

Lexo gjithashtu:  Deklarata b*mbë e Vuçiç: Më thonë se mamaja ime ka tradhëtuar babanë me një shqiptar. Ai është...

Zyra e sherifit lokal tha se dy djemtë më të mëdhenj u nxorën fillimisht nga uji nga punonjësit e urgjencës dhe një fqinj. 6-vjeçari u gjet më vonë pas një kërkimi të gjerë të liqenit.

Published inNews