Skip to content

Bèhùni gáti, të prèmten moti çmèndet! IGJEUM jep lájmîn e kèq, shtèrngátat do sjèllîn

Instituti i Gjeoshkencave në një parashikim të situatës metereologjike ka bërë me dije se ditën e nesërme priten reshje mesatare, të shoqëruara më shtrëngata, në qarqet Shkodër dhe Kukës. Ndërkohë në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Lexo gjithashtu:  Detaje rrëqethëse nga tragjedia e 27-vjeçarit shkodran qe humbi jeten! E trishte se cfare i kishte ndodhur

Sipas llogaritjeve hidrologjike, sot dhe nesër nivelet në lumin Drin, lumin Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të jenë të larta dhe me problem të përmbytjeve. Në lumenjtë e tjerë pritet ulje e prurjeve.

Lexo gjithashtu:  Tre persona humbin jetën në një aksident të tmrrshëm

Në njoftim thuhet gjithashtu se ditën e premte dhe ditën e shtunë pritet një rritje e prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Mat, Shkumbin, Ishëm, Erzen, Seman dhe Vjosë. Në lumenjtë Drin dhe Buna pritet të shtohet rreziku i përmbytjeve.

Lexo gjithashtu:  Çfarë ndodhi në BBVA? Kërkohet Zarf i Zi për Mirin, pamjet bëhen virale

Sa i përket temperaturave ditën e nesërme pritet të arrijnë: në bregdet: 6 / 15 °C; në vendet e ulëta: 1 / 16 °C dhe në vendet malore: -1 / 11 °C.

Published inNews