Skip to content

Nje zhvillim i ri ka ardhur ne lidhje me situaten e Brikenes dhe Mateo

Dy nga protagonistët kryesorë të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, Brikena dhe Mateo, u kthyen serish në qendër të vëmendjes për raportin e tyre, por një detaj në profilet e tyre zyrtare në Instagram tregon një realitet tjetër.

Lexo gjithashtu:  Ndryshimet klimatike ‘godasin’ edhe Shqipërinë/ Bego paralajmëron për pasojat që na presin: Pritet …

Pavarësisht videve virale dhe kimisë së komentuar nga publiku, Brikena ka mohuar vazhdimisht të ketë ndjenja përtej shoqërisë për Mateon.

Duket se kjo “ftohtësi” reflektohet edhe te menaxhimi i rrjeteve të tyre sociale nga jashtë.

Nga një kërkim në listën e ndjekësve të llogarive të tyre zyrtare — të cilat aktualisht menaxhohen nga familjarët — rezulton se ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin.

Lexo gjithashtu:  Ministri italian: Kam informacione, nuk po fle për shkak të asaj që do të ndodhë

Në listën e personave që ndjek llogaria e Brikenës mungon emri i Mateos, dhe e njëjta situatë reciproke vërehet edhe në profilin e Mateos.

Fakti që familjarët, të cilët kanë kontrollin e llogarive, nuk kanë bërë “follow” palën tjetër, lë të kuptohet se ata kanë zgjedhur të mbajnë distancë dhe të mos mbështesin asnjë lloj afrimiteti mes dy banorëve për momentin.

Lexo gjithashtu:  Lufta Iran-Izrael, më në fund konfirmohet nje lajm i forte. Nuk mund të fshihej më

Published inNews