Skip to content

E hoqi nga “familja” por… Sara Hoxha bën deklaratën e pabesueshme

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të “Big Brother VIP 5”, Sara Hoxha, drejtuesja e projektit, falënderoi stafin, bashkëpunëtorët dhe opinionistët për punën gjatë sezonit.

Gjatë fjalës së saj, ajo u ndal edhe te Ledion Liço.

“Dua të falënderoj Ledionin, i cili i jep shkëlqim këtij formati dhe realisht është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it. Kam mësuar shumë prej teje, mësoj çdo ditë prej teje dhe jam shumë mirënjohëse që këtë rrugëtim e ndajmë bashkë.”

Lexo gjithashtu:  Gîmbò i 'háp zèmrèn' Sèlîn: Ish e dáshùra më ká trádhtùar me kòlegùn tîm

Marrëdhënia mes Sarës dhe Ledionit mbetet e paqartë publikisht. Prej kohësh ka pasur aludime për një ndarje, por nuk ka pasur as konfirmim dhe as mohim nga ana e tyre.

Lexo gjithashtu:  “Ndaloje avionin …!” Pasagjerët shp*rthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë (video)

Gjatë finales së këtij sezoni të “Big Brother VIP”, Ledioni u surprizua nga stafi përmes një video-mesazhi nga nëna dhe fëmijët e tij. I emocionuar, ai falënderoi publikisht Sarën, duke u shprehur:

“Kjo është hera e vetme që unë e lejoj veten të jem kaq vulnerabël si Ledion, jo si moderator. Jam në një pikë që e kam shumë të vështirë të lotoj, më duket sikur më janë tharë lotët. Por nuk jam fort i bindur që meritoj asgjë nga këto që kam. Dhe nuk jam fort i bindur që unë dhe shumë nga e gjithë kjo meritojnë Sara Hoxhën.”

Lexo gjithashtu:  Policia zbulon tunelin poshtë KFC-së dhe përballet me një skenë të pabesueshme
Published inNews