Skip to content

Luiz Ejlli i bashkohet protestës, mesazhi i tij po bën xhiron e rrjetit

Ish-fituesi i Big Brother VIP, Luiz Ejlli, duket se i është bashkuar protestës së zhvilluar sot, ndërsa një postim i publikuar prej tij në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Lexo gjithashtu:  Sapo e njoftoi: Sherre dhe Zarfe?? E pabesueshme cdo ndodhë te dielën në BIG BROTHER

Në pamjet e shpërndara, shfaqen protestues duke marshuar me flamuj kuqezi, ndërsa mbi video është vendosur mesazhi:

“Kjo është opozita e vërtetë, jo ajo që flet nga studiot apo rrjetet sociale. Kjo është opozita që më përfaqëson mua dhe çdo shqiptar që nuk hesht përballë padrejtësive!”

Postimi është shpërndarë me shpejtësi në rrjet dhe ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar si një qëndrim të hapur të këngëtarit në mbështetje të protestës së sotme.

Lexo gjithashtu:  Familja i çon me dron mesazhin e shumëpritur Brikenës
Published inNews