Skip to content

“Nuk na tret dheu pa e futur Saliun në burg”, Malltezi i kujton Ballës deklaratën: Ke thënë….

“A2CNN” ka zbardhur dëshminë e plotë dhe përgjigjet që dha kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në seancën e çështjes “Partizani”, ku ai u paraqit në GJJKKO në cilësinë e kallëzuesit.

Gjatë pyetje-përgjigjeve Malltezi deklaroi se dëshmitari ka thënë “7 gënjeshtra deri tani”, duke iu referuar pohimeve të Ballës në seancë. Balla kërkoi nga kryetarja e gjykatës që “të mos fyhet”, duke u shprehur se “nuk ka ardhur në seancë për të fyer”.

Lexo gjithashtu:  Miri urgjentisht (NUK) duhet ta degjoje! Deklarata e FORTE e Selin qe do te...

Sakaq, Malltezi risolli në vëmendje një deklaratë që sipas tij ka bërë Balla në Kuvend, ku është shprehur “nuk na tret dheu pa e futur Saliun në burg”.

Lexo gjithashtu:  Zbardhet misteri i 11 viteve më parë: Kush është i riu që u gjet i groposur në malet e Librazhdit?

Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, janë në akuzë në lidhje me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.

● Pyetje-përgjigje:

Malltezi: Dëshmitari ka 7 gënjeshtra deri tani.

Balla: Unë nuk kam ardhur këtu të fyej. Garancia ime që mos fyhem jeni ju zonja kryetare.

Lexo gjithashtu:  E rëndë në Fier/ 40-vjeçari gjendet pa jete në banesë, dyshohet se.. (Emri)

Gjykata: Nuk do lejohen fyerjet, por edhe ju mos flisni pa leje. Mbani vendin si dëshmitar.

Malltezi: Jeni i kënaqur me punën që ka bërë SPAK-u?

Gjykata: Nuk lejohet pyetja.

Balla: Atje jashtë do ta them. Këtu jo.

Published inNews