Skip to content

E papritur! Prej 13 vitesh Rama e mbájte në pushtet! Jep dòrèhèqjen njeriu i fùqíshëm i PS

Ne menyre shume te papritur është larguar nga detyra kryeinspektorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, pas 18 muajsh në atë detyrë.

Zonja Bici u riemërua në atë post në muajin korrik të vitit 2024, pas një periudhe të shkurtër në krye të Kadastrës Shtetërore.

në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit është emëruar Adriatik Kupi, i cili ka qenë drejtor në OSSH. Lëvizja e qeverisë duket se është një rifreskim në një nga institucionet që kontrollon kryesisht ndërtimet pa leje. Gjatë këtyre muajve inspektorët e IKMT-së kanë lëvizur në dhjetëra qytete, për aksionin e lirimit të hapësirave publike.

Lexo gjithashtu:  Shumë PARA dhe FAT i mbare për këto shenja! Shkurti do të jetë muaji qe u plotesohen deshirat per

Në të njëjtën kohë, qeveria po ndërmerr disa nisma ligjore për të bashkuar inspektoriatet, ato vendore dhe të përgjithshme. Aktualisht jemi në fazën e hartimit të bazës ligjore, ku vetë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këto Inspektoriate do të reformohen, duke hequr hallka, sidomos ato vendore, të cilat nuk bëjnë asnjë punë në terren, por vetëm “presin urdhrat nga lart”.

Lexo gjithashtu:  Në kufi të Shqipërisë! Tërmet i fuqishëm në Greqi! Ja çfarë po ndodh

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim se ku do të emërohet Dallëndyshe Bici, e cila përgjatë 12 viteve të kësaj mazhorance në pushtet ka mbajtur poste të rëndësishme. Në vitin 2013 deri në vitin 2014 ka punuar si drejtoreshë e Inspektimit Juridik pranë INUK-ut, sot IKMT-ja. Më pas, përgjatë 9 viteve, nga gushti i vitit 2014 deri në muajin mars të vitit 2023, ka punuar si kryeinspektore në IKMT. Nga marsi 2023 deri në korrik 2024 ka drejtuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, duke marrë postin e Ervin Hoxhës, i cili fillimisht u emëruar ministër i Brendshëm dhe aktualisht deputet.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Vjen lajmi i papritur per Big Brotherin neser! Ledioni e pranon edhe vete qe...

Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së do të jetë Adriatik Kupi, një nga njerëzit e mazhorancës. Fillimisht ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Published inNews