Skip to content

Një skandal i rëndë është zbuluar në Shtëpinë e Foshnjës

Një skandal i rëndë është zbuluar në Shtëpinë e Foshnjës në Shkozet, ku edukatoret dhunojnë dhe u vjedhin ushqimin fëmijëve.

Rasti i rëndë është denoncuar nga sanitarja e institucionit e cila bën me dije se edukatoret sillen në mënyrë brutale ndaj të vegjëlve, ndërsa thuhet se këtyre iu kalojnë ditët pa ngrënë pasi edukatoret ankohen për pastrimin e tyre.

“Në 2017 unë u punësova si sanitare në Shtëpinë e Foshnjës, mbas 2-3 muajsh unë jam ndjerë e kërcënuar nga punonjëset. Sa herë dilja në korridor ato më kërcënonin. Më thonin futu brenda, mos na shiko. Ushqimet që sjellin të afërmit, aty vidhen.

Lexo gjithashtu:  Humbi betejën me semundjen e rende, ndërron jetë basisti i grupit legjendar “Scorpions”

Mbas një viti drejtoresha më transferon në katin e dytë. Nuk u jepnin bukë as ujë se bënin urinën, i dhunon e i pickonin fëmijët. Kisha frikë të merrja bushqim që t’ia nxirrja fëmijës përpara se do më thonin mos i jep për të ngrënë. Erdhi momenti që drejtoresha më hoqi nga puna për rastin e Alteos.

Lexo gjithashtu:  Burri abuzoi me vajzen e mitur, e tmerrshme ajo qe i ka ndodhur nenes me 4 femijet e saj pas arrestimit te tij

Atë fëmijë e kam rritur vetë, i shkonin te krevati duke i pickuar duartë. E gjej të gjakosur, e marr i bëj foto. Shkoj e pyes fëmijët: Çfarë ka Alteo? Më thanë e rrafi Elona (kujdestarja) i binte te koka bam bam. Shkova te drejtoresha dhe më tha mos i trego gjyshes. Unë nuk bëhem palë me ato” thotë edukatorja për emisionin “Stop” në Tv.Klan.

Lexo gjithashtu:  'Shp*rthen' ish banori, fjale te renda per Top Channel

18 edukatore supzohej të kujdeseshin për rritjen e 16 fëmijëve, mirëopo denoncimi i bërë me foto dhe detaje nga dhuna e ushtruar ndaj 3-vjeçarit Alteo zbuloi “tmerrin” që vogëlushët përjetojnë nga kujdestaret e tyre.

E pyetur për situatën e rëndë në institucionin që ajo drejton, drejtoresha ka hedhur poshtë akuzat duke nxjerrë sanitaren që denoncoi rastin, si një person me probleme mendore.

Published inNews