Skip to content

Mbledhja me sherr me Edi Ramën, ish-ministri rrëfen prapaskenat: Ndryshimi që nuk votova solli…

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ishte i ftuar në emisionin “Off the Record” ku rrëfeu një moment tensionesh të forta brenda PS-së në vitin 2008, kohë kur u miratuan ndryshimet kushtetuese. Malaj tha se këto ndryshime hodhën farën e partive autoktratike.

Ish-ministri tregoi për një mbledhje të gjatë me Edi Ramën të cilit i kërkoi që ndryshimet të shoqëroheshin me opinione profesionale nga ekspertë të së drejtës kushtetuese.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje tragjike, nena gjendet e mbytur ne uje, ndersa i biri 8 vjec i vrare ne shtepi

Kjo kërkesë nuk u mor parasysh, ndaj ai refuzoi t’i votonte ndryshimet, të cilat sot i konsideron si pikënisje e dobësimit të demokracisë së brendshme të partive.

Lexo gjithashtu:  Skandal! Çfarë ndodhi në ceremoninë mortore të vëllait të Gjestit

Kritikat e Arben Malajt ndaj Edi Ramës nuk ishin të pakëta ndërsa theksoi se gjatë qeverisjes së tij, kryeministri nuk ka dashur të dëgjojë pavarësisht problemeve të qarta të qeverisjes.

Sa i përket çështjes së dorëheqjeve të zyrtarëve nën hetim, Malaj solli shembullin e ish-ministrit Luan Rama, i cili u largua për shkak të presionit publik pas një incidenti me gazetarët.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT - Zbuluan se kishte të dashur, dy të rinjtë vrasin motrën 18-vjeçare! E pafalshme ajo qe ka bere babai i tyre

Në këtë kontekst, ai theksoi se integriteti është test i vërtetë në kohë krize dhe se Rama duhet të vendosë standarde të qarta, sidomos kur bëhet fjalë për ministra nën hetim, raporton A2CNN.

Published inNews 2