Skip to content

U plagos rende ne ngjarjen e Maliqit dhe u operua me urgjence tek Trauma, vjen lajmi i pabesueshem per Edison Adrin…

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar shpërblim financiar për policin e rënë në krye të detyrës, Enea Mekolli, si dhe për efektivin e plagosur, Edison Adri.

Përmes një deklarate, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, thotë se sakrifica e tyre në përballjen me krimin nuk do të harrohet.

Lexo gjithashtu:  Alármi! Me 24 janar do te dígjet Tírana? Vjen paralájmerímí i fríkshem. Do te behet sí ne…

Ndërkohë krahas shpërblimit, fëmija i Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, do të përfitojë trajtim tjetër financiar të përmuajshëm derisa të shkojë në moshë madhore, sipas Ligjit “Për statusin ‘Fëmijë në Përkujdesje të Republikës’”.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam vendimet për mbështetjen financiare të familjeve të dy efektivëve; Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli dhe Edison Adrit, i cili mbeti i plagosur në përballjen me krimin. Përkatësisht do të akordohen 5 dhe 3 milionë lekë të reja për familjet e tyre.

Lexo gjithashtu:  “Këto raste si zgjidhen me kanun”/ Babai i Selin bën lëvizjen e fortë ndaj familjes së Rogertit: Dua që

Asnjë ndihmë nuk mund të zbusë dhimbjen për ngjarjen e rëndë, por shteti ka detyrimin të qëndrojë pranë familjeve të tyre, me respekt, mirënjohje dhe mbështetje konkrete. Sakrifica e tyre nuk do të harrohet.

Lexo gjithashtu:  Shqiperia tronditet, kater ngjarje te renda ne 24 ore

Krahas vendimit të sotëm, Ministria e Punëve të Brendshme po ndjek të gjitha procedurat ligjore për trajtimin e familjes së Dëshmorit të Atdheut Enea Mekolli sipas Ligjit “Për statusin ‘Fëmijë në Përkujdesje të Republikës’”, tha ministri Lamallari.

Published inNews