Skip to content

Reagim zyrtar i deputetit te Partise Socialiste

Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme në Sarandë, ku u ekzekutua me plumb në kokë biznesmeni dhe drejtuesi i Shoqatës “Çamëria”, Rexhep Ismaili, ka sjellë reagime të shumta.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e Ismailit, duke e cilësuar atë si një figurë të respektuar në komunitet.

Në reagimin e tij, Bido shkruan:

“I kobshëm lajmi i vrasjes së Rexhep Ismailit. Kryefamiljar që rriti një familje të mirë, biznesmen i suksesshëm, patriot dhe drejtues i zellshëm i Shoqatës Çamëria në Sarandë. Humbja e tij trondit jo vetëm familjen dhe miqtë, por mbarë komunitetin. I bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të rëndë dhe autorët të përballen me drejtësinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën. Lamtumirë Rexhep!”

Lexo gjithashtu:  Trupin ia ndanë në 6 copa! Del informacioni, ja si e zbuloi Baton Haxhiu vrasesin e Ervis Martinajt

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 përpara karburantit “Vëllezërit Ismaili”, në kryqëzimin apo rrethrrotullimin e Gjashtës (vendasit e njohin zonën edhe si Qafa e Gjashtës për shkak të terrenti dhe rrugës automobilistike që përshkon kodrën. Sipas informacioneve paraprake Rexhep Ismaili është konfliktuar me disa persona dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit duke e qëlluar me një plumb në kokë.

Lexo gjithashtu:  ‘SHKUNDET VENDI’, biznesmeni i njohur ne pranga! Bashke me te edhe... (Detajet)

Grupi hetimor ka administruar pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit të 66 vjeçarit dhe ajo që mësohet me dije paraprakisht, është se bëhet fjalë për një konflikt të çastit që ka çuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Lexo gjithashtu:  Rriten ne maksimum tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli në flákë pas sùlmit të Iránit
Published inNews