Detaje të reja nga dosja e bujshme “Epstein” tregojnë se një tjetër emër i njohur për shqiptarët përmendet në dokumentet në lidhje me abuzuesin Jeffrey Epstein.
Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Emri i Jahjagas u gjend në mesin e dokumenteve ku u pikas një email i dërguar nga një person i identifikuar si “Daniel” i cili zbulon se presidentja nga Kosova do të jetë në një takim në New York.
Mesazhi i plotë:
Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë.

