Skip to content

SPAK drejt zbulimit të medias shqiptare të ndërtuar nga krmi!

Prokuroria e Posaçme (SPAK) po vijon hetimet në kuadër të një procedimi për pastrim parash dhe veprimtari të dyshuara kriminale, ku në fokus është vendosur edhe krijimi i një mediaje audiovizive në Shqipëri.

Sipas burimeve hetimore, nga analizimi i komunikimeve të siguruara përmes platformës Sky ECC dhe verifikimeve të kryera në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), është konstatuar krijimi i medias me emrin tregtar “Abeg TV”, e regjistruar në pronësi të Besnik Myftarit.

Lexo gjithashtu:  Partia Socialiste bën gati ndryshimin e hartës së territorit në Shqipëri

Hetuesit dyshojnë se Myftari, ish-drejtues i lartë në Top Channel, aktualisht ndodhet i fshehur në Francë.

Sipas të dhënave paraprake, SPAK po verifikon burimin e financimeve dhe lidhjet e mundshme të medias me anëtarë të një grupi kriminal.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në këtë media janë punësuar rreth 10 gazetarë të njohur të tregut mediatik shqiptar.

Lexo gjithashtu:  “Rama na shpall 'Superfuqi', por BOTA na mbyll derën? E vërteta pas majave imagjinare të qeverisë!”

Paralelisht, SPAK po shqyrton edhe procedurat e ndjekura nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) për licencimin e televizionit dhe radios, pasi ekzistojnë dyshime se licenca mund të jetë dhënë në kundërshtim me ligjin dhe nën ndikimin e veprimeve korruptive.

Sipas burimeve, në komunikimet e zhvilluara me anëtarë të grupit kriminal, Besnik Myftari i ka informuar ata se kishte siguruar licencën për median, ndërsa dy konkurrentë të tjerë ishin skualifikuar nga gara.

Lexo gjithashtu:  Gjergj Luca sfidon Edi Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta drejtuar, topmodelat e bashkive tallin b***thën me popullin

Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e personave të përfshirë, si dhe burimin e fondeve të përdorura për ngritjen dhe funksionimin e medias.

Mësohet se për radion, Myftari i ka kërkuar grupit kriminal 90 mijë euro.

Në listën e gazetarëve të punësuar në median e grupit krimianl edhe ish-këshilltari i ish-ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.

Published inNews